Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Mësohet se takimi me Michel do të mbahet në orën 14.00.
Temë e diskutimit pritet të jete ecuria e Shqipërisë në Integrimit Euripiuan, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.
Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perendimor nga Komisioni Europian./albeu.com