Kryeministri Rama nga Dubai: Tony Blair është arsyeja pse u bëra kryeministër

I pranishëm në Samitin Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale në Dubai, kryeministri Edi Rama, nuk ia kurseu lavdet mikut të tij, Tony Blair.

Ai tha se nëse ka një arsye që e bëri kryeministër, ai është pikërisht Tony Blair.

Gjithashtu, Rama e quajti veten mjaft të privilegjuar teksa i referohej Tony Blair, pasi sipas tij, Shqipëria gjykohej asokohe si një vend vetëm me komunista.

“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist.  Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.


Shtuar 13.02.2024 15:40