Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” në Pogradec, janë në pranga 2 shtetas me akuzë tentativë për vjedhje në banesa.
Sipas raportit të policisë, shtetasit me iniciale D.K dhe N.P, janë arrestuar me akuzën vjedhje brenda në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në Pogradec gjatë muajit të fundit.
Dyshohet se këta shtetas, bashkëpunonin për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe kompjuterike.
Nga operacioni “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar një palë doreza që përdoreshin për të vjedhur si dhe një televizor.
Ngjarja ka kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit.
Raporti i policisë:
“Pogradec/Veprimet hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, zbardhin 3 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa, të kryera gjatë muajit të fundit.
Monitoronin banesa në qytetin e Pogradecit, në mënyrë që kur të largoheshin banorët, të vidhnin pajisje, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen një televizor i vjedhur dhe një palë doreza që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, gjatë muajit të fundit, për vjedhje/tentativa për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Pogradecit, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit D. K., 32 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë bashkëpunuar për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe kompjuterike, në 2 banesa, dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë tjetër, në lagjet nr. 1 dhe nr. 2, në Pogradec. Të arrestuarit paraprakisht i monitoronin banesat ku kryenin vjedhjet, për të hyrë në to, kur nuk kishte banorë.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.