Mashtrimi me vizat amerikane, gjykata lë në burg të arrestuarit, ҫfarë thotë Renato Nasto

Gjykata ka vendosur që të lërë në burg Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa Klea Prifti u la në “arrest shtëpie”. Të gjithë këta të arrestuar, akuzohen për  mashtrimim me vizat amerikane.

Sakaq, mësohet se në dëshminë e tij, Renato Nasto, ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje me ligjin, madje thekson se ndihmonte qytetarët që të bënin aplikime për vizat.

Ai u shpreh para togave të zeza, se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro.

“Punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha i riu.

Ndërkohë, 4 personat e tjerë kanë mohuar përgjegjësin për falsifikimin e dokumenteve dhe kanë theksuar se kanë paguar parat, pasi kishin dëshirë të shkonin në Amerikë.

Sakaq, prokuroria pretendon se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro.

Mësohet se në rastet kur personat në fjalë nuk i kishin lekët, lidhnin një kontratë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh.