Ish-kryeministri Sali Berisha realizoi sot hapin që u paralajmërua nga avokati i tij, rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.
Ish-kryeministri Sali Berisha u la në arrest shtëpei, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancën që u mbajt më 25 janar e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.
Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.
Ish-kryeministri gjithashtu kërkon që të shkojë në Kuvend, dhe në seancën e mbajtur më 1 shkurt u vendos shtyrja për në datën 8 shkurt.
Shkak sipas gjyqtarëve ishte fakti se Berisha nuk ka marrë njoftim për seancën, pasi letrën e njoftimit e ka firmosur e bija, Argita Malltezi.
Por, sipas avokatit Genc Gjokutaj, ky është një paradoks i togave të zeza, që “kanë për qëllim djegien e mandatit të Berishës”.
Mbrojtja gjithashtu këmbëngul për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me arsyetimin se është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie qëq prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani./albeu.com