Roma ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit italian.
Vendasit e gjetën golin herët në këtë ndeshje, duke shënuar me Lorenzo Pellegrini (2’) për 1-0, me italianin që e pati të lehtë ta çonte topin në rrjetë në portën e zbrazët.
Goli i epërsisë nuk i zmbrapsi futbollistët e Romës të cilët vazhduan të sulmojnë portën kundërshtare.
Roma shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Paulo Dybalas (23’) i cili shfrytëzoi asistimin e Lorenzo Pellegrinit për të realizuar për 2-0.
Në pjesën e dytë Roma vazhdoi me avazin e njëjtë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Ishte përsëri në skenë Paulo Dybala (52’) i cili kësaj radhe nga penalltia e mposht Simon Scuffet dhe shënon për 3-0.
Goditjen përfundimtare Cagliarit ia dha goli i transferimit të ri Dean Huijsen (59’) i cili realizoi me kokë për 4-0 pas asistimit të Leandro Paredes.
Me këtë fitore Roma i afrohet edhe më shumë zonës Champions, ndërsa tani numëron 38 pikë në vendin e pestë, një më pak se Atalanta që është një pozitë më lartë, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/