“Ti je vaksina ime”, tifozi shqiptar merr vëmendjen e të gjithëve në Kardif (FOTO LAJM)

Kombëtarja shqiptare po luan një miqësore në transfertë kundër Uellsit, teksa në stadiumin e Kardifit ndodhen të pranishëm 11 mijë tifozë.

Sigurisht nuk mund të mos mungonin as tifozët kuqezi të cilët mund të kenë udhëtuar drejt Uellsit, ose jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një foto mjaft e veçante dhe domethënëse është shpërndarë në rrjete sociale nga tifogrupi ‘’Tifozat Kuq e Zi’’.

Si duket tifozi ka menduar një mënyrë mjaft origjinale për t’i shprehur dashurinë Shqipërisë, duke vendosur një flamur kuqezi me mbishkrimin ‘’ti je vaksina ime’’.

 


Shtuar 5.06.2021 21:09