Këngëtarja Taylor Swift vodhi shfaqjen në çmimet Grammy të këtij vitit, ku bën histori duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi çmimin për albumin e vitit katër herë. Swift triumfoi me “Midnights”.
Asnjë artist nuk kishte arritur kurrë këtë arritje. Këngëtarja ka mposhtur Frank Sinatra, Stevie Wonder dhe Paul Simon, të cilët deri dje e kishin marrë këtë çmim nga tre herë.
Kur Céline Dion shpalli emrin e saj, ylli i popit mbeti pa fjalë për një moment, ajo shikoi kë kishte pranë për të konfirmuar se e kishte dëgjuar saktë.
Pastaj në skenë, ajo e pranoi: “Koka ime po shpërthen”.
Kur ajo doli në skenë për të marrë Grammy-n e saj të 13-të, të fituar për albumin më të mirë vokal pop, përsëri me ” Midnights “, këngëtarja njoftoi publikimin e albumit të saj të ri më 19 prill.
Brenda pesë minutave llogaria e tij në “Instagram”, e ndjekur nga 280 milionë ndjekës, kishte mbledhur dy milionë e gjysmë pëlqime dhe ishte bllokuar.
Miley Cyrus dhe Billie Eilish, morën çmimet e tjera kryesore në ceremoninë e së dielës.
Shfaqja e Los Anxhelosit, u dominua nga femrat, që i kalonin burrat, në çdo zhanër, në çdo fushë, nga country në pop e deri te R&B.
Kënga e Vitit u shpall ‘What Was I Made For?’ nga Billie Eilish, rekordin e vitit e mori Miley Cyrus me Flowres, ndërsa artistja më e mirë e re Victoria Monét, pa çmimin nuk doli as Albumi i Barbie.
SZA kryesoi nominimet me nëntë dhe përfundoi me tre çmime. E cilësuar si “nata më e madhe e muzikës”, Grammy janë çmimet më prestigjioze të industrisë.
Dua Lipa e hapi ceremoninë me një përzierje të këngëve të saj, duke përfshirë kontributin e saj në albumin e Barbie, Dance the Night, i cili gjithashtu u shpall kënga e vitit.
Rodrigo, Eilish, Burna Boy dhe Travis Scott ishin ndër interpretuesit e tjerë.
Jay-Z përdori momentin e tij për të sulmuar akademinë, duke e akuzuar atë se nuk i dha kurrë gruas së tij, Beyonce , Grammy për albumin më të mirë, pavarësisht se ajo fitoi tridhjetë e dy çmime në kategori të tjera.
“Nuk dua ta turpëroj këtë vajzë të re – tha reperi i Bruklinit – por ajo ka më shumë Grammy se kushdo dhe nuk ka fituar kurrë albumin e vitit. Edhe sipas standardeve tuaja nuk funksionon”.