Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2

Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia ka rezultuar banori më i votuar mes katër finalistëve.

Ai la në vend të dytë këngëtarin Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë dhe transgjinorja Edona James në vendin e katërt.

Sigurisht që ovacionet dhe brohoritjet nuk munguan nga fansat e Lumit, në momentin që emri i tij u thirr me zë të lartë si fitues i këtij edicioni.

Përgjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi u shqua si një djalë i kulturuar dhe me edukatë – i cili herë pas here krijonte edhe situata dhe merrte pjesë edhe në debate të ndryshme.

Salihu si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në fund të finales.


Shtuar 3.02.2024 08:06