FIER/ 48-vjeçarja në Libofshë dhunon nënën

Një 48-vjeçare është arrestuar në Fier pasi ka dhunuar nënën.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetësja N. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 2.02.2024 13:50