Vajza kujdes! Ja kush janë sjelljet e xhelozisë që meshkujt i urrejnë

Kur e dashuroni vërtet dikë është e vështirë të kontrollosh edhe xhelozinë, por mos harroni se meshkujt nuk i duan këto sjellje xhelozie të partneres.

Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë.

Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent.

Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?

Kur bëni ‘shefen

Disa meshkuj nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërini atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë.

E telefononi vazhdimisht

Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!

Pyetje kurioze

Kur ai kthehet nga shtëpi e ndonjë shoku a i bëni atij një kuiz se çfarë bën ata sepse ti në të vërtet nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.

Shfaqni pasiguri

Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për lëniet njerëzore të shikojnë qenie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzelësh kamerieres për të qenë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.


Shtuar 2.02.2024 11:08