Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar ka përplasur një të mitur.
Djali 4-vjeçar, i cili është me kombësi bullgare, ishte duke luajtur dhe papritur doli në rrugë. Shqiptari që ishte duke drejtuar makinën e aksidentoi, por fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediet e huaja.
Aktualisht fëmija ndodhet i shtruar në spitalin e Lamias, ndërkohë autoritetet fqinje janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.