Te Leverkuseni besojnë se Xabi Alonso nuk do të largohet në verë, përkundër interesimit të madh

Xabi Alonso po bën mrekullinë si trajner i Bayer Leverkusen.

Trajneri spanjoll është në vendin e parë në Bundesligë me Leverkusenin, para Bayern Munichut.

E Alonso ka tërhequr interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Së fundmi është përmendur edhe emri i ish-klubit të tij, Liverpoolit pasi Jurgen Klopp njoftoi se do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, te Bayer Leverkusen janë të bindur se Xabi Alonso nuk do të largohet në verë.

Sipas tyre, ai është plotësisht i integruar në skuadër dhe po e ndërton ekipin për sezonin 2024/25.

Kontrata e Xabi Alonsos me Bayer Leverkusenin është valide deri në vitin 2026.

/Gazeta Express/


Shtuar 28.01.2024 18:01