Fruthi ka mbërritur në Shqipëri. ISHP ka konfirmuar 11 rastet e para.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana, Kruja dhe Durrësi.
“10 raste të konfirmuara me fruth janë Durrës, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë 1 rast është i konfirmuar në laboratorët jo publik më Tiranë”, tha Tomini.
Që në identifikimin e rasteve të para ka nisur hetimi epidemiologjik.
“Sigurisht që situata po monitorohet dhe hetimi epidemiologjik ka nisur që në momentin e identifikimit të 3 rasteve të para”, tha ajo për Report tv.
Fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për subjekte të cilët nuk janë të vaksinuar.
Aktualisht nga rastet e konfirmuara asnjë rast nuk është i hospitalizuar, në të dyja spitalet, në Durrës dhe në QSUT.
Tomini shtoi se 6 prej rasteve kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.
Sakaq, grupmoshat e fëmijëve të prekur janë nga 1 deri në 13 vjeç./albeu.com