Milani huazon Luka Romeron në Spanjë

Milani raportohet se se ka rënë dakord të dërgojë Luka Romeron te Almeria në formë huazimi, pasi nuk mund të ketë marrëveshje me Boca Juniors për formulën e transferimit.

Sulmuesi kishte dashur të bashkohej me Boca Juniors, klubin që ai e mbështeti që nga fëmijëria, por burime të shumta raportojnë se gjigantët argjentinas ishin të etur për ta huazuar atë, duke përfshirë një opsion për ta blerë pastaj, transmeton Gazeta Express.

Në vend të kësaj, Milani është i vendosur ta mbajë atë për të ardhmen dhe për këtë arsye preferoi huazimin e thjeshtë gjashtëmujor te Almeria, raporton “Football-Italia”.

Ai pritet të fluturojë për testet e tij mjekësore të hënën dhe më pas mund të nënshkruajë dokumentet.

19-vjeçari ka lindur në Meksikë dhe është rritur në Argjentinë, më pas u transferua në Spanjë në moshë të re për akademinë e të rinjve Formentera.

Ai doli përmes sistemit të Mallorcas dhe iu bashkua Lacios për vetëm 200 mijë euro euro në verën e vitit 2021.

Pasi ajo kontratë kishte skaduar, Romero kaloi në Milan si futbollist i lirë verën e kaluar.

Me “Rossonerët” ka regjistruar vetëm pesë paraqitje këtë sezon.

Luka Romero me klubin nga Milano ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/


Shtuar 20.01.2024 09:00