Nesër reshje intensive shiu, Peleshi: Në gatishmëri të plotë!

Ditën e nesërme pritet të kemi ndryshim të kushteve atmosferike. Ministri i Mbrojtjes ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të vendin.

Sipas Peleshit, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat. Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan Peleshi.


Shtuar 19.01.2024 21:10

Tags: , , ,