Jerome Boateng afër transferimit në skuadrën italiane

Jerome Boateng mund të bëhet me skuadër të re gjatë këtyre ditëve.

Boateng është pranë transferimit në Serie A tek Salernitana.

Drejtuesit e klubit italian kanë filluar bisedimet me lojtarin me origjinë nga Gana, ku një rolë të madh në këtë operacion po luan Franck Ribery.

Nëse ndodh kjo lëvizje, atëherë Salernitana do të ishte klubi i gjashtë në karrierën e Boatengut, i cili më parë ka luajtur me Hertha Berlin, Hamburger, Manchester City, Bayern Munich dhe Lyon.

Kujtojmë se ai është pa ekip që nga vera e kaluar, kur u larguar nga Lyoni. /gazetaexpress/


Shtuar 19.01.2024 15:30