Pirja e një gote lëng frutash ose më shumë, çdo ditë lidhet me një rritje të vogël të peshës tek fëmijët dhe të rriturit, sipas një studimi të fundit.
“Një problem themelor me lëngun është sasia” tha bashkautori Walter Willett. “Për shembull, sa shpesh hamë tre portokalle? Një gotë është rreth tre portokalle por nëse konsumojmë një tjetër, kjo shton shumë kalori dhe rrit glukozën në gjak”, theksoi ai.
Me kalimin e kohës, sheqeri i tepërt në gjak mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, sindromë metabolike, diabet, sëmundje të zemrës, obezitet dhe gjendje të tjera kronike, thonë ekspertët.
“Ndërsa konkluzionet e nxjerra të studimit nuk treguan një shkak të drejtpërdrejtë, gjetjet ishin mjaft të vlefshme dhe përputheshin me atë që shohim klinikisht”, tha endokrinologia Tamara Hannon, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim.
Për shkak të shqetësimeve në rritje të obezitetit në fëmijëri dhe kaviteteve dentare, AAP këshillon prindërit që të shmangin plotësisht lëngjet për foshnjat më të vogla se 1-vjeç, të kufizojnë marrjen në 4 portokall në ditë për fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç dhe vetëm 6 të tillë në ditë për fëmijët e moshës 4 deri në 6 vjeç.
“Nuk ka asnjë arsye shëndetësore për të pasur lëngje në vend të frutave dhe perimeve të plota, përveç nëse fëmija juaj nuk mund të tolerojë të hajë ushqim të rregullt,” tha Hannon, drejtor i programit të diabetit pediatrik.
Lëngu 100% i frutave ose perimeve nuk duhet të konsumohet si një shërbim i përditshëm për shëndetin ushqyes, tha Dr. David Katz, themeluesi i Iniciativës së Shëndetit të Vërtetë. Në vend të kësaj, jepni përparësi frutave të plota.
Adoleshentët dhe të rriturit duhet të pinë jo më shumë se 8 gota në ditë lëng 100%, sipas udhëzimeve kombëtare të ushqimit dhe lëngu nuk duhet të shihet si një mënyrë e shëndetshme për të shuar etjen.
“Udhëzimet e përgjithshme janë kundër marrjes rutinë,” tha Dr. David Katz, një specialist i stilit të jetesës, që nuk ishte i përfshirë në studim.
“Nuk është për shëndetin e përditshëm, është një ëmbëlsirë e rastësishme. Në një kontekst të tillë, lëngu i frutave është një zgjedhje shumë më e mirë se soda, për shumë arsye”, shtoi ai.
Si ndikon lëngu në trup!
“Frutat dhe perimet e plota përmbajnë lëndë ushqyese të tilla si karbohidrate, proteina, yndyra, minerale dhe vitamina. Kjo është mënyra se si trupat tanë janë të destinuar të marrin ushqim. Kur heqim paketimin, ne heqim fibrat dhe pjesët strukturore të ushqimit, dhe trupi ynë e tret dhe e metabolizon atë ndryshe nga sa ka evoluar për ta bërë këtë”, shtojnë ekspertët.
Ngrënia e një molle të tërë, për shembull, nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, sepse fruktoza, sheqeri që gjendet natyrshëm në fruta dhe disa perime, lëshohet ngadalë në gjak. Megjithatë, pirja e lëngut të mollës e përmbyt gjakun me fruktozë.
“Gjaku nuk mund të jetë i sheqerosur. Është e rrezikshme për organet, kështu që trupi ka shumë mekanizma për të hequr qafe sheqerin shpejt dhe për ta mbajtur sheqerin në gjak normal. Pra, mëlçia, e cila metabolizon sheqernat, konverton një pjesë të madhe të atyre kalorive në një yndyrë që mund të ruhet lehtësisht dhe të mbahet jashtë gjakut”, shpjegon më tej eksperti.
Ky nuk është ndikimi i vetëm, tha autori i studimit Vasanti Malik, një shkencëtar hulumtues në departamentin e të ushqyerit në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan.
“Kur konsumoni kalori në formë të ngurtë, truri juaj është më i mirë në regjistrimin e atyre kalorive dhe rregullimin e marrjes së ushqimit në përputhje me rrethanat. Por nëse pini ato kalori, mund të mos ndiheni të ngopur dhe të filloni të hani përsëri”, tha ai.
Tek fëmijët, çdo racion shtesë në ditë me lëng frutash 100% u shoqërua me një ndryshim 0.03 më të lartë të masës trupore, sipas studimit! Fillimisht, studimi nuk gjeti një ndikim tek të rriturit për shkak të variacioneve në mënyrën e matjes së kalorive, tha Malik. Megjithatë, kur u rishikuan vetëm një nëngrup prej 25 studimesh që përshtateshin për kaloritë, rezultatet treguan një ndryshim të vogël prej 0.02 në BMI.