Zelensky rithekson kërkesen për anëtarësimin në NATO: E rëndësishme forcimi i sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në NATO gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të aleancës perëndimore të mbrojtjes, Jens Stoltenberg në Davos.

“Ukraina pret që NATO të marrë vendime këtë vit, për ta afruar vendin drejt anëtarësimit në aleancë”, tha Zelensky.

“Udhëheqësi ukrainas gjithashtu informoi Stoltenberg për situatën në vijën e parë të luftës dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s”, sipas një deklarate të zyrës presidenciale të Zelenksy.

Zelensky gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përballë bombardimeve të fundit ruse në qytetet e Ukrainës.

“Unë jam mjaft i sigurt se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje sepse mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi. Mbështetja për Ukrainën është një investim në sigurinë tonë”, tha Stoltenberg.


Shtuar 17.01.2024 12:03