OBSH: Vaksinat kundër Covid-19, shpëtuan 1.4 milionë jetë në Evropë

Pa vaksinat e COVID-19, numri total i vdekjeve në Evropë do të kishte qenë rreth 4 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Të paktën 1.4 milionë jetë u shpëtuan në Evropë për shkak të vaksinave të sigurta dhe efektive kundër Covid-19.

Në rajonin evropian të OBSH-së – ku përfshihen 53 shtete, edhe ato në Azinë Qendrore – janë regjistruar 277.7 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 2.2 milionë vdekje, sipas të dhënave më të fundit, që datojnë që nga dhjetori i vitit 2023.

Sot, 1.4 milion njerëz në rajonin tonë – shumica të moshuar – po e shijojnë jetën me më të dashurit e tyre për shkak se u vaksinuan kundër COVID-19”, tha drejtori për Evropë në OBSH, Hans Kluge.

“Vetëm doza e parë vlerësohet se ka shpëtuar 700.000 jetë”.

Kluge tha se është e rëndësishme që njerëzit të mbrohen gjatë dimrit, veçmas ata që janë më të cenueshëm.

“Teksa ne mësohemi të jetojmë me COVID-19 dhe me viruset e tjera që prekin organet e frymëmarrjes, është absolutisht thelbësore që popullata, që është më e cenueshme që t’i rri gati vaksinimit kundër COVID-it dhe të vaksinohet edhe kundër gripit sezonal”- shtoi Kluge.

Ai këmbënguli që Evropa duhet të vazhdojë të investojë në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe gjithashtu të caktojë më shumë fonde për të adresuar mungesën e punonjësve shëndetësorë dhe furnizimeve me ilaçe të rëndësishme.


Shtuar 16.01.2024 16:40