Në një intervistë të gjatë të dhënë në emisonin “Elite” në SuperSport, Kristal Abazaj u ndal specifikisht tek goli në derbi. Sulmuesi i Tiranës u shpreh se po e pret me padurim momentin që do të shënojë kundër Partizanit, duke përmendur dhe golin që u ka shënuar “Demave” në të shkuarën, kohë kur ai ishte pjesë e ekipit të Luftëtarit.
“Goli me Luftëtarin kundër Partizanit? Të gjithë më thonë se kur do ta përsëris, edhe unë do të doja ta përsërisja. Por, nuk është e rëndësishme si e shënon, ende nuk kam shënuar në derbi.
E kërkoj këtë pasi është një tjetër ndjesi. Nuk kisha luajtur më parë derbin, por tani e kuptoj me të vërtetë rëndësinë e derbit dhe sa vlerësohet nga tifozët”, u shpreh Abazaj. /newsport.al/