Një 67-vjeçare nga fshati Tamarë në Shkodër, ka pësuar djegie të lehta pasi po digjte mbeturinat në oborrin e banesës.
Policia e Shkodrës sqaroi se shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.