Vrasja monstruoze e Carolinës, mbi dhjetë të dyshuar

Një artikull i publikuar në The Sun në lidhje me vrasjen e Caroline nga grabitësit në shtëpinë e saj në sy të foshnjes, thotë se policia ende nuk ka arritur të gjejë autorët edhe pse kanë kaluar disa javë nga vrasja.

Raporti i cili mban foton e nënës së re, ka një rrëfim të bashkëshortit të së ndjerës i cili thotë se “Policia dështoi, shpresat po zbehen”.

Ndërsa eksperti Apostolos Lytras thekson se nuk ka shumë prova për të çuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

“Asnjë mostër e ADN-së ose gjurmët e gishtërinjve nuk u gjetën, gjë që nuk e ndihmon kërkimin pasi nuk ka shumë prova. “Diçka nuk shkon”, shprehet ai.

Gazeta britanike raporton gjithashtu se autoritetet janë përqendruar në dhjetë kriminelë të dyshuar nga vende të ndryshme.

“Është një rast i dyshimtë. Do të na duhen më shumë sesa e kishim menduar për të gjetur autorët”, tha një oficer i policisë greke.


Shtuar 3.06.2021 19:29