Pas anti-KÇK-së, kjo është njësia tjetër Speciale që Rama do të krijojë

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka lajmëruar se pas miratimit të paketës anti-KÇK do të pasohet me krijimin e Njësisë së re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion.

Rama e ka bërë të ditur këtë, pas takimit me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit

“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit;

Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës.”- shkruan Rama.


Shtuar 5.02.2020 16:16