Jude Bellingham dhe Brahim Diaz mund të kenë nevojë që t’i nënshtrohen një operacioni të vogël për të korrigjuar një problem me shpatull, si pasojë e një lëndimi që pësuan gjatë sezonit.
Bellingham e lëndoi shpatullën në nëntor të vitit të kaluar, por ishte në gjendje të luajë për shkak të një trajtimi mjekësor që mori.
Sidoqoftë, shpatulla e tij pas çdo ndeshje kur anglezi heq fanellën vërehet se është e lidhur shumë ngushtë, në mënyrë që ai të mos ndiejë dhimbje gjatë lojës.
E njëjta vlen edhe për Brahim Diaz i cili e lëndoi shpatullën gjatë pjesës së parë të sezonit.
Gjëja e vetme që po i pengon dyshen e Real Madridit që t’i nënshtrohet operimit është pjesëmarrja në Euro 2024.
Në rast se të dy lojtarët ftohen nga kombëtaret respektive dhe ato arrijnë që të kenë sukses në Evropian, atëherë ndërhyrja kirurgjikale mund të shtyhet edhe më shumë.
Brahim dhe Jude po kalojnë nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, me Brahim i cili ka dëshmuar se mund të bëjë diferencën nga banka rezervë./Telegrafi/