Iu sekuestrua dje pasuria, vetëdorëzohet në polici Ardian Doçaj

Ardian Doçaj është vetëdorëzuar ditën e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Doçaj akuzohet për pengmarrjen dhe vrasjen e shtetasit Jan Prenga. Ditën e djeshme Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi pasurinë atij, teksa më pas erdhi edhe reagimi i tij.

Në një bisedë telefonike për Report Tv, Ardian Doçaj mohoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe shtoi se nuk ishte në dijeni se pse i ishte sekuestruar pasuria.

Ai u shpreh se nuk e njihte Altin Hajrin dhe se do të vinte në Shqipëri për ta sqaruar këtë çështje.


Shtuar 5.02.2020 16:10