Data 5 shkurt, ditëlindja e gjashtë yjeve të mëdhenj të futbollit

Sot (5 shkurt) është ditëlindja e shumë yjeve të futbollit, ndërsa në këtë listë përfshihet edhe anësori shqiptar, Adnan Januzaj.

Futbollisti, i cili e përfaqëson Belgjikën dhe luan te Real Sociedadi, i ka mbushur 25 vjet. Në këtë listë ndodhet edhe ikona e futbollit rumin, Gheorghe Hagi, i cili feston ditëlindjen e 55-të.

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka mbushur 35 vjet, ndërsa një vit më i moshuar është sulmuesi argjentinas i Boca Juniors, Carlos Tevez.

Në këtë datë e feston ditëlindjen edhe ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar (28 vjeçar), si edhe futbollisti kroat i Lokomotiv Moskës, Vedran Corluka (34 vjeçar).

Adnan Januzaj (25 vjet)

Neymar (28 vjet)

Vedran Corluka (34 vjet)

Cristiano Ronaldo (35 vjet)

Carlos Tevez (36 vjet)

Gheorghe Hagi (55 vjet)


Shtuar 5.02.2020 16:02