Teuta pasuron sulmin, vjen ish-lojtari i moshave të Belgjikës

Matias Lloci është zyrtarisht lojtar i Teutës. Klubi durrsak ka pasuruar forcën sulmuese, ndërsa theksojmë se Lloci ka kaluar më të shumtën e karrierës në Belgjikë, ku ka luajtur dhe për moshat e Kombëtares. Me origjinë nga Shqipëria, ai transferohet si lojtar i lirë pasi mbylli aventurën e fundit me RE Virton në verë.

Postimi i klubit të Teutës në rrjetet sociale:

WELCOME ! MATIAS LLOCI!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Matias Lloci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Virton, në Belgjik ndërsa ka luajtur edhe me klubin e KVC Ëesterlo. Lloci ka qën njëkohësisht kontigjent i ekipeve përfaqësues të Beligjikës U17, U18 dhe U-19. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #MatiasLloci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #forcateuta


Shtuar 10.01.2024 11:33

Tags: