Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 36-vjeçar, është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës.
Policia bën me dije se; i riu është transportuar drejt spitalit.
Paraprakisht, dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i Policisë:
“Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., rreth 36-vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Shtetasi B. M. u transportua me ambulancë, në spital, për asistencë mjekësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.