Ndeshje e çmendur në Salerno, Juventusi fiton mes spektaklit dhe i bën “presion” Interit

Juventusi ka fituar në transfertë përballë Salernitanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Arechi”, përfundoi me rezultatin 1-2.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, me golin e shënuar nga Maggiore në minutën e 39’ të sfidës. Por me nisjen e pjesës së dytë, “Zonja e Vjetër” u bë më kërkuese duke gjetur golin e barazimit në minutën e 65’. Teksa për golin e përmbysjes mendoi Vlahovic i cili shënoi në minutën e 91’ një gol mjaft të bukur me kokë.

Pas kësaj humbje, Salernitana mbetet në vendin e fundit me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa “bardhezinjtë” mbeten në vendin e dytë në kuotën e 46 pikëve, 2 më pak se Interi kryesues. /newsport.al/


Shtuar 7.01.2024 20:26