Lëshohet fletëarrest për Ismet Gurin, ish-zëvendësdrejtorin e DAP

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Ismet Guri.

Pas kontrollit nga efektivët e policisë, Grui nuk u gjet në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.

Sipas Prokurorisë, Guri si kuadër i BDI-së i emëruar në DAP ishte përfshirë në një skemë të organizuar të mashtrimit tatimor. Ai është i dyshuari i tretë për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor, nga gjithsej 15 persona që ishin nën hetim.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Guri dhe të pandehurit e tjerë të punësuar në këtë institucion, kompani private, Ministri të Financave, përfshirë djalin e tij, i kanë siguruar paratë duke gjeneruar pretendime fiktive në DAP.

Ndaj Ismet Gurit ka edhe në procesim tjetër së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor. Kjo dosje u hetua nga Prokuroria Speciale e koduar si çështja “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i ka dënuar me vendim të jofuqishëm me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj.

Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. /INA/


Shtuar 6.01.2024 13:28