Manja: Do të ashpërsojmë ligjet, të mos presim viktimën e radhës nga bullizimi online

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur i tronditur për ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së 41 vjeçares, Bedrie Loka. Ai ka paralajmëruar se do ashpërsohet ligji për bullzimin dhe krimet online.

“Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona”, shkruan Manja në Facebook.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla kanë paralajmëruar ashpërsimin e ligjit.


Shtuar 6.01.2024 13:00