Hakerohet One/ Të dhënat e shqiptarëve dalin në shitje për 40 mijë euro

Pak javë më parë, hakerat e grupit iranianë “Homeland Justice”,  sulmuan kompaninë “ONE Albania”, tani kanë nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve.

Në një postim në profilin e tyre në platformën “Telegram”,ata kanë thënë se disponojnë 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve, të cilat i shesin për 1 Bitcoin ose 40 mijë euro.

“Homeland Justice”, deklarojnë se drejtuesit e “One Albania”, kanë bashkëpunuar duke paguar mediat në mënyrë që të fshehin dëmin kolosal që kanë shkaktuar hakerat, duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie telefonike.

Në mesazhin e tyre shkruhet:

“Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur dënim e sulmit kibernetik, por ata janë shumë kokëfortë për të ndihmuar shqiptarët. 259 TB të dhëna nga Albanian Mobile Communications (AMC) do të shiten për 1 BTC”.

Para 5 ditësh në një mesazh tjetër, hakerat treguan se kishin vjedhur edhe të dhënat e kompanisë celulare Eaglemobile.al, sot pjesë e One Albania.

Kjo tregon se të dhënat e shqiptarëve janë në rrezik, por deri më tani nga shteti nuk ka asnjë masë.


Shtuar 4.01.2024 10:37