Policia ka vënë në pranga shoferin, i cili mbrëmjen e djeshme shkaktoi një aksident të frikshëm në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Siç shihet edhe në këto pamje, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale.