Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2024, nëpërmjet një videomesazhi.Begaj bëri thirrje që politika të lërë mënjanë dallimet dhe të përqendrohet për t’u dhënë rëndësi interesave të shqiptarëve.
“Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime. Viti që lamë pas pati zhvillime pozitive, veçoj rritjen e reputacionit të Shqipërisë në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël i kemi mundësitë të jemi faktor në rajon e në botë. Këtë vit miliona turistë vizituan vendin tonë. Gjithashtu vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. I bëj thirrje të gjithë forcave politike që pavarësisht dallimeve, tu japin rëndësi interesave të qytetarëve”- tha Begaj.
“Dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë”- u shpreh Begaj.