Juventus i “fiksuar” me yllin argjentinas

Me “fantazistin” francez, Paul Pogba, të pezulluar për shkak të dopingut dhe talentin italian, Nicolo Fagioli të pezulluar nga gjykata sportiva, për vënie bastesh të palejueshme në futboll, “Bardhezinjtë” e Juventus janë të detyruar tashmë të hidhen në sulm për gjetjen e një mesfushori të ri, në merkaton e dimrit.

“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare, për “arkitektin” argjentinas të mesfushës, Rodrigo De Paul, mirëpo, “Los Colchoneros” të Atletico Madrid e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e “gjigantëve” italianë, me teknikut Diego Simeone, që e konsideron si një lojtar shumë të rëndësishëm të skemave të tij, 29-vjeçarin.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” e Torinos as që kanë ndërmend të dorëzohen për sigurimin e shërbimeve të argjentinasit, teksa paraditen e kësaj të marte është mësuar se ps refuzimit të parë, bordi i Juvenuus po ideon një ofertë të re për kampionin e botës në fuqi. /abcnews.al


Shtuar 27.12.2023 11:17