U largua nga Erzeni disa ditë më parë, sulmuesi zyrtarizohet tek ekipi i ri

Disa ditë më parë u largua nga Erzeni, por Sokol Kiqina nuk vonon të për të gjetur destinacionin e ri. Sulmuesi është rikthyer në Kosovë, por këtë herë jo tek Llapi.

Kiqina në rikthimin e tij në Dardani, do të veshë fanellën e Ferizajt. Skuadra e re e 21-vjeçarit e ka zyrtarizuar transferimin ditën e sotme, duke njoftuar për këtë marrëveshje me anë të një postimi në faqen zyrtare. /Newsport.al/


Shtuar 26.12.2023 18:14