Klubi i Interit ka njoftuar në faqen zyrtare se pas Handanovicit dhe D’Ambrosios, kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 edhe Stefan de Vrij dhe Matias Vecino pas tamponëve të kryer një ditë më parë.
Të dy lojtarët zikaltër janë tashmë në karantinë në banesat e tyre. Autoritetet Shëndetësore të Milanos, pasi morën njoftimin shtimin e rasteve me Koronavirus tek Interi, kanë vendosur pezullimin e menjëhershëm të çdo lloj aktiviteti për ekipit për katër ditë. Për rrjedhojë nuk do të zhvillohet Inter-Sassuolo, në program ditën e shtunë. Gjithashtu I bëhet e ditur të gjithë lojtarëve të tjerë që të refuzojnë ftesat që u vijnë nga përfaqësueset respektive.
Të hënën, më 22 mars, pjesëtarët e klubit zikaltër do t’u nënshtrohen tamponëve të radhës me shpresën se nuk do të ketë të infektuar të tjerë. Ndërkohë, sa u përket drejtuesve, drejtori sportive Ausilio është negativizuar. Vetëm CEO-ja, Marotta, mbetet pozitiv, por lajmi i mirë është përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore.