Modric ka gjetur klubin e ri, zyrtarizimi në fund të sezonit

Futbollisti kroat Luka Modric është në prag të largimit nga Real Madrid dhe me shumë gjasa është duke e luajtur sezonin e fundit në Santiago Bernabeu.

E ardhmja e mesfushorit kroat pritet të jetë në Superligën e Arabisë Saudite, ku do të luaj për skuadrën e Al-Nassr.

Mediumi i afërt me Al Nassr, Byan Nassr ka raportuar se kroati ka gjetur marrëveshjen me klubin arab dhe do t’i bashkohet atyre në fund të sezonit kur do të mbetet i lirë.

Te Al-Nassr, mesfushori kroat do të ribashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës Cristiano Ronaldon.

38-vjeçari pritet të fitojë një pagë vjetore prej 30 milionë eurove neto në sezon, megjithatë nuk është bërë publike se për sa vite do të nënshkruajë kontratë Modric.

Modric është pjesë e Real Madridit që nga vera e vitit 2012, derisa është një nga legjendat e klubit madrilen.

Mesfushori kroat këtë edicion ka zhivlluar 20 ndeshje zyrtare ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/


Shtuar 25.12.2023 16:35