Rama pret në takim ministrin e Jashtëm italian, ndan lajmin e mirë: Gati të firmosim marrëveshjen e pensioneve me Italinë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në takim ministirn e Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë.

Rama ka ndarë dhe një lajm të mirë pas takimit me Tajanin. Ai bën me dije se janë gati të firmosin marrëveshjen e pesnioneve me Italinë.

“Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani

Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.

Paraditen e sotme Tajani u prit në takim edhe nga ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Tajani do të shkojë edhe në portin e Shëngjinit për të kryer një inspektim të zonës ku do të ndërtohet qendra e identifikimit të emigrantëve, siç kërkohet nga Protokolli për bashkëpunimin në çështjet e migracionit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, nënshkruar në Romë më 6 nëntor. /albeu.com


Shtuar 22.12.2023 18:41