Ditën e sotme, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.
Fokusi i kësaj vizite, është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët.
Ministri i Jashtëm Italian, pritet të vizitojë gjithashtu edhe Shëngjinin.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor, mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë, duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.
Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen.
Kryemistrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh se e respektonte vendimin e gjykatës dhe se do të priste deri në një vendim përfundimtar.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.
Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.