Republika Çeke ka, shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, pasi një person i armatosur eliminoi 14 persona dhe plagosi 25 në një universitet në Pragë.
Presidenti Petr Pavel, ka shprehu “trishtimin e tij të madh dhe zemërimin për humbjen e jetëve të pafajshme.
Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë eleminuar edhe babanë e tij dhe mund të jetë, i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.
Është një nga të shtënat masive më të rënda, që ka ndodhur së fundmi në Evropë.
Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.
Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke eliminuar në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.
Policia tha se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në Universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.
Para të shtënave, policia kishte marrë një raport se i dyshuari besohej se po shkonte në Pragë nga një qytet aty pranë me qëllimin për vetevrar veten.
babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së masakrës.