Ditën e sotme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin Izmir Tafili, 32-vjeç, banues në Shkodër.
Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin Erion Qerreti, 31-vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.