Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës pas një debati me ish-gruan e tij, me të cilën sapo ishte divorcuar.
Ngjarja ndodhi në Kalo Nero të Greqisë.
Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.
Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka gjuajtur një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka lënduar veten duke i dhënë fund jetës.
Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.