Një 59-vjeçar përjetoi momente tmerri të dielën mbrëma kur katër burra hynë në shtëpinë e tij dhe e grabitën.
Ngjarja ka ndodhur në Gouria Messolonghi, Greqi.
Katër grabitësit fillimisht ndërprenë energjinë elektrike. Më pas lidhën 59-vjeçarin, i mbyllën gojën dhe e rrahën.
Ata arritën të grabisnin 6500 euro, një celular dhe një pushkë gjahu të cilën 59-vjeçari e kishte me leje. I moshuari i cili jeton i vetëm arriti të çlirohej pas një ore dhe të lajmëronte policinë.
Ai është dërguar në Spitalin e Mesolongjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet ngritën një kallëzim penal për grabitje ndaj katër autorëve ende të paidentifikuar.