Ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Aleksandër Curri, pas kërkimeve të policisë, ka bërë që të identifikohet autori .
Autori është një 59-vjeçar, Dede Bici, i cili është banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 59-vjeçari ka plagosur Currin, për shkak të një borxhi, që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.