“Çdo të enjte”, Berisha paralajmëron protesta të përjavshme

Sali Berisha ka parlajmëruar protesta të përjavshme. Çdo të enjte, ditë kur zhvillohen seanca plenare, Berisha i fton qytetarët dhe demokratët të mblidhen para Kuvendit.

“Më 27 dhjetor çdo demokrat e demokrat para Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë. E enjtja që vjen të gjithë para Parlamentit monist. Në pesë javë e shndërruar Parlamentin në një ndërtesë dhe jo më shumë. E patë që 43 deputetë, Parlamentin e krimit e futën në ilegalitet. Ju ftojë në protestë çdo të enjte, për Parlamentin, për demokracinë”, tha Berisha.


Shtuar 18.12.2023 13:18