Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, raportohet për dy viktima

Pak minuta më parë, një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Arbrit, në zonën e quajtur Zall Marec, në afërsi të Zall Dajtit, 2 km nga shkalla e Tujanit.

Deri më tani raportohet për dy viktima.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën


Shtuar 18.12.2023 10:48