Fillojnë kontaktet për transferimin e Lewandowskit

Me afatin kalimtar të dimrit që po afron, Fondi i Investimeve Private Saudite po intensifikon kontaktet me disa lojtarë më të mirë në Evropë për transferimin e tyre të mundshëm në Ligën Saudite.

Mediat kishin raportuar se Kevin De Bruyne ishte një cak i klubeve arabe, por ai konfirmoi dëshirën e tij për të menduar vetëm për Manchester Cityn deri në fund të sezonit. Më pas ishte radha e Bruno Fernandes, i përfshirë në listën e preferencave.

Ashtu si Luka Modric, shanset e të cilit për t’u bashkuar me ish-shokët e skuadrës së Real Madridit si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në Arabinë Saudite po rriten javë pas jave. Tani, emri i ri në tryezë për arabët është Robert Lewandowski.

Disa përfaqësues sauditë kanë kontaktuar tashmë rrethin e sulmuesit për të kuptuar gatishmërinë e tij për të pasur një eksperiencë të re larg Barcelonës.

Tani janë bërë kontakte e para paraprake dhe më pas me ardhjen e verës do të tentojnë ta bindin polakun të pranojë një propozim shumë të pasur. Federata Saudite, veçanërisht duke filluar nga qershori i ardhshëm, dëshiron të pasurojë më tej praninë e lojtarëve më të mirë në Ligën e saj.

Kjo është edhe arsyeja pse, pavarësisht thashethemeve të javëve të fundit, lojtarë si Jota dhe Ruben Neves nuk ka gjasa të largohen nga klubet e tyre gjatë këtij sezoni për t’u kthyer në Evropë. /Telegrafi/


Shtuar 13.12.2023 20:14