SPAK çon shkresë në Kuvend, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën

SPAK ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”.

Ndaj Berishës ngrihen akuza që lidhenme privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Ndërkohë, në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

 

 


Shtuar 12.12.2023 12:40

Tags: ,